Nga Kastriot Dervishi
Kur partitë komuniste organizojnë kongrese të nivelit madhështor me shpenzime, shfaqje, etj, vendi ndodhet në një diktaturë dhe varfëri të tmerrshme. Kongresi është forma më e lartë e hipokrizisë në vende diktatoriale. Udhëheqësi mban fjalimin programatik të shoqëruar me lëvdata për veten dhe propagandë të shfrenuar kundër armikut brendshëm dhe të jashtëm.
Fotografia i përket kongresit të 6-të të PPSH-së, zhvilluar më 1-7 nëntor 1971 në sallën e pallatit të madh të kulturës. Rruga e Durrësit nga vitin delegatët dhe sheshi “Skënderbej” u kthen në vende ku zhvillohej propaganda para se të fillonin seancat. Delegatët mund të hynin edhe në mënyrë individuale, por është bërë kështu. Është menduar për organizimin e propagandës me dekorin që shihet.