Një dokument i panjohur për Sabiha Kasimatin

E mërkurë, 15 May 2019 18:37

Nga Kastriot Dervishi

Shkencëtarja shqiptare, profesoreshë Sabiha Kasimati, si vlerë e rrallë e këtij vendi, i masakrua në mënyrë barbare nga regjimi komunist, i drejtuar nga një organizatë terroristësh e injorantësh në vitin 1951. Deri këto kohë, ajo ndiqej prej Sigurimit të Shtetit, e dyshuar për aktivitet antikomunist. Dyshimet e përhershme të komunistëve ishin përgjithësisht për “ndjenjat fashiste” të kundërshtarëve të tyre, pavarësisht se këto nuk dukeshin gjëkundi. Ja një dokument i datës 7 shtator 1943. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, informon eprorët se profesoresha e Institutit Femëror “Nana Skënderbeg”, me nxënëset mbante fjalime kundër rendit të atëhershëm fashist, madje thuhej se ishte “me ndjenja komuniste” (një ekzagjerim i hetimeve kjo). Hetimi ishte krzer nga Zyra Politike e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Login to post comments