Kostandin Gjordeni ishte personi kryesor i revoltës së Qafë Barit më 22 maj 1984. Përveç tre të dënuarve që humbën jetën, ai u plagos gjatë ndërhyrjes së forcave të regjimit për të shtypur këtë qëndresë. Gjordeni në procesin ndaj 12 personave pjesëmarrës në revoltë u dënua me 15 vjet burgim. Fotografitë e tregojnë të plagosur në Qafë Bari, si dhe fotoja e fundit e bërë pikërisht në kampin ku vuajti shumë vite burgim e punë të detyruar. Në ceremoninë e organizuar me rastin e revoltës në Qafë Bari më 22 maj të këtij viti, Gjordeni mbajti fjalën e tij, duke qenë si gjithnjë i qartë kundër privuesve të lirisë së tij.