Nga Kastriot Dervishi
Divizioni 104 Jeger ishte tranzit në Shqipëri nëpër rrugën Manastir-Follorinë-Korçë-Ersekë-Leskovik-Janinë. Batalion partizan “Tomori” dhe disa çeta vullnetare në numër të pakët, goditën fillimin e autokolonës gjermane, udke i shkaktuar humbje të vogla atij. Për hakmarrje, komandati gjerman urdhëroi masakrimin dhe ushtrimin e gjenocidit mbi një fshat të tërë si Borova e Kolonjës. Sipas dokumentit të përpiluar më 21.7.1943 nga Nënprefektura e Kolonjës, lista e saktë e masakrës së datës 6 korrik 1943 përbëhet nga 115 persona. Masakra e Borovës nuk lidhet me pushtimin gjerman të shtatorit 1943. Ushtria naziste, erdhi në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë fashiste. Më 9 shtator 1943 divizioni 297 erdhi në rrugën Mitrovica-Prishtinë-Kukës-Shkodër; divizioni 100 në rrugën Ohër-Strugë-Elbasan-Tiranë-Durrës; divizioni i 1-rë në rrugën Follorinë-Korçë; regjimenti 92 në rrugën Pogonion-Gjirokastër-Tepelenë-Vlorë. Synimi i ardhjes ishte parandalimi i një zbarkimi aleat në bregdetin shqiptar dhe çarmatosja e ushtrisë italiane.