1986/Humbjet e mëdha të industrisë komuniste, kombinatet mbaheshin për propagandë

Tuesday, 16 July 2019 16:05

Nga Kastriot Dervishi

Komunizmi në Shqipëri nuk ishte gjë tjetër veçse propagandë dhe krim. I japim rëndësi në studime anës politike, por ajo ekonomike, rrjedhojë e politikës së gabuar ishte një katastrofë përtej çdo parashikimi. Në pjesën më të madhe, industria e rëndë dhe ajo e rëndë ishin me humbje. Duke ndjekur një politikë pa logjikë ekonomikë, regjimi i mbante me humbje për një punësim fiktiv dhe për propagandën se “me forcat e veta” dinte të ndërtonte etj. Veprat e ekonomisë fiktive komuniste, të ndërtuara pa logjikë, e pa mend, bomba ë vërteta ekologjike, duke mos vegjetuar më, u vetëshkatërruan, nuk e shkatërroi kush, me ndryshimin e regjimin. Për krahasim, po jap shifrat e vitit 1986. Nga Ministria e Industrisë dhe Minierave, rezultojnë me humbje: Miniera e Kromit Kam Tropojë, Miniera e Bakrit, Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë” Elbasan, Kombinati Kimiko-Metalurgjik Laç, etj. Spikasin me humbje, disa ndërmarrje bujqësore, antibiotiku Tiranë, i gjithë peshkimi në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, etj. Kjo është vetëm një faqe me shifra. Çdo vit, ekonomia fiktive komuniste është e mbushur me shifra alarmuese që tregojnë rrugë të gabuar dhe mungesë të mendjes.  

Login to post comments