Me pranga në qeli

E Enjte, 18 July 2019 16:12

Nga Kastriot Dervishi

Dokumentimi me foto i të burgosurve politikë gjatë kohës së komizmit është diçka e vështirë, gati e pamundur. Nga e kaluara trashëgojmë fare pak fotografi, krahasuar me ato që do mund të kishim në të vërtetë. Për këto arsye, çdo imazh që na vjen nga e kaluara është dokument tejet i vlefshëm. Qenan Asllan Guri (Drini), me profesion pijeshitës, lindur në Dibër në vitin 1906 e banues në Tiranë, u arrestua më 3.3.1951. U përfshi në një proces politik së bashku me Muhamet Sherif Langun (22 vjeç) dhe Muharrem Myrteza Pistolin (41 vjeç). Akuzoheshin për “dhënie informatash me karakter ekonomik” dhe organizim atentatesh kundër udhëheqësve.  U gjykuan nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Qenani cilësohej “armik i betuar i pushtetit popullor”, sepse një vëlla ia kishin pushkatuar dhe një tjetër ishte i arratisur. Qenani u dënua me 15 vjet burgim dhe konfiskim të pasurisë. Dy shokët e tjerë me 8 dhe e 3 vjet burgim. Fotoja e Qenanit është bërë në qeli. Dallohen prangat dhe shtroja e qelisë.

Login to post comments