Nga Kastriot Dervishi
Në letrat e shumta drejtuar kongresit të 9-të të vitit 1986, spikat ajo e komandës së repartit nr.303 Spaç, vendit ku mbaheshin shumë të dënuar politikë për punë të detyruar. Komanda e këtij kampi, njoftonte kongresin se kishte qëndrim të ashpër klasor nga “elementit armik” dhe se planin e kishin realizuar për nxjerrjen e bakrit e piritit, madje një zë 114%. Midis të tjerash në letër thuhej:
“Ne i raportojmë kongresit se kemi një gjendje të shëndoshë moralo-politike të efektivit të repartit. Kemi organizuar e drejtuar nga afër e me efektivitet, një qëndrim të ashpër klasor të elementit armik që kemi në ruajtje. Do të forcojmë pa ndërprerje edhe për të ardhmen gatishmërinë e gatishmërinë luftarake”.