Nga Kastriot Dervishi
Sidomos gjatë viteve 1939-1940 regjimi fashist i vendosur pas pushtimit të 7 prillit 1939 ndërmori një numër të madh ndërtimesh në Shqipëri. Godinat e sotme të Kryeministrisë (planifikuar për Mëkëmbësinë), universitetit (planifikuar për pallatin e Liktorit), Akademisë së Arteve, themelet e godinës së mëvonshme të Komitetit Qendror të PPSH-së (nisur si pallati i të lënduarve në punë), etj, janë disa prej më kryesoreve. Për nevojat e ushtrisë, por edhe për aktivitet paspune, u ndërtua një kinema, në vendin ku është sot Partia Socialiste. Kjo ngrehinë pas lufte, nga “Tomori” u quajt “e brigadave”. Janë zhvilluar shumë gjyqe komuniste në vitet e para e në fund gjyqin ndaj “grupit” të Teme Sejkos. Godina ishte shumë e thjeshtë dhe nuk kryente funksione të tjera. Kinemaja u shembu për t’u ndërtuar Komitetit i Partisë së Punës për Rrethin e Tiranës, sot Partia Socialiste. Godina e Kinema “Savojës” (sot Teatri Kombëtar), nuk hyn te qëllimet e ushtrisë italiane të kohës. Keqinterpretohet kur thuhet se u ndërtua nga ushtria italiane apo se ishte për aktivitete paspune.