1945/Tatimi i jashtëzakonshëm, gjoba e parë ndaj biznesit. Lista nr.1 e Tiranës

E Enjte, 08 August 2019 14:03
Lista nr.1 që grabiti tregtarët e Tiranës Lista nr.1 që grabiti tregtarët e Tiranës

Arka e shtetit komunist në vitet e para të pasluftës u mbush me të ardhurat e një lloj takse shtesë të quajtur “tatimi i jashtëzakonshëm i luftës”. Kjo taksë nuk vinte nga ndonjë studim, por thjeshtë nga ana klasore dhe grabitqare e regjimit të ri. Rreth 80% e buxhetit të shtetit këtë kohë shkonte për të mbajtur aparatin shtetëror. Tabela bashkëlidhur është një prej atyre që afishuara në atë kohë për pagimin e tatimeve. Shumë tregtarë u burgosën e të tjerë vdiqën në burgje vetëm pse nuk mund të paguanin një shumë që nuk e kishin. Bashkëlidhur është lista nr.1 e Prefekturës së Tiranës.

Login to post comments