1990/Rrangallat e socializmit, 40 mijë punëtorë nuk punonin

Hënë, 02 September 2019 18:05

Nga Kastriot Dervishi

Më 20.9.1990 Ramiz Alia drejtoi një mbledhje të Sekretariatit për problemet e rinisë. Në relacionin përkatës u nënvizua se “studentët kanë etje të maten me botën”. Në takim ishin ftuar edhe disa studentë që nuk bënë emër më pas. I quajti “fundërrina” ato që ishin përfshirë në ngjarjet e korrikut. Në fund, Alia deklaroi se ishin plot 40 mijë punëtorë që nuk punonin e paguheshin me pagë në masën 80%. Fajin nuk ia vuri ekonomisë shkatarraqe që kish ndërtuar një sistem i dështuar si socializmi, por “thatësirës së tejzgjatur”. Rrangallat e socializmit, uzinat dhe fabrikat që nuk nxirrnin kurrë fitime, ishin në fund të jetës së tyre bashkë me kotësinë e regjimit.

Login to post comments