Kryengritja e Postribës, përpjekje në vitin 1946 për atë që u arrit në vitin 1990

Diel, 08 September 2019 17:56

Nga Kastriot Dervishi

 

Më 8 shtator 1946, rreth 450 antikomunistë të armatosur filluan lëvizjen drejt Shkodrës në tre drejtime. Duke u zbardhur 9 shtatori 1946, 250 persona u grumbulluan në fushën e Shtojit dhe 200 të tjerë në Renc. Nga Postriba, lëvizja u drejtua nga Shkodra. Sulmi filloi nga verilindja dhe nga juglindja e qytetit. Beteja kryesore u zhvillua te kazermat e qytetit. Në betejën e zhvilluar u vra një drejtues komunist dhe u plagos një tjetër. Për shkak të forcave më të pakta, forcat antikomuniste nuk mundën të hyjnë në qytet. Drejtuesi i lëvizjes Jup Kazazi, u diktua më 15 shtator 1946 në një shtëpi në Shkodër. Për të mos rënë i gjallë në duart e komunistëve, vrau veten. Komunistët mashtruan opinionin sikur e vranë ata. Po në këtë kohë u vra edhe vëllai i tij Seit Kazazi. Kryengritja synonte të njëjtën gjë që shqiptarët arritën në dhjetor 1990, përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e rendit kapitalist.Kryengritja u zhvillua në rrethanat politike të krizës së marrëdhënieve të regjimit komunist me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Ajo po bëhej në ditët kur po zhvillohej konferenca e paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946), në të cilën SHBA-ja deklaroi se nuk do ta njihte qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Çdo lloj veprimi kundër ilegjitimitetit komunist, pushtetit të mbjellë nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, është tërësisht i ligjshëm.

Bilanci i të dhënave:

-U arrestuan rreth 200 persona

-Janë pushkatuar pa gjyq 33 persona

-Janë pushkatuar me gjyq: 5 persona

-U dogjën nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtëpi

-U arratisën: 69 persona

-U zhvilluan 5 procese të mëdha gjyqësore e disa të tjera më të vogla apo dënime individuale

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...