Në Shqipërinë komuniste kishte mbi 3 mijë gjykata

Tuesday, 10 September 2019 16:28

Nga Kastriot Dervishi

Referuar relacionit të paraqitur fillimisht në Byronë Politike e më pas në Kuvendin Popullor, deri në nëntor 1990 në Shqipëri ekzistonin mbi 3 mijë gjykata. Nuk dilnin gjykatat e quajtura popullore pranë çdo rrethi, të apelit apo Gjykata e Lartë, por duhej që në lagje qytetesh e fshatrash, për një kategori veprash të kishte gjykata të tjera. Pjesën më të madhe e zinin padyshim gjykatat e fshatrave e të lagjeve të qyteteve.  

Me ligjin nr.7484, datë 8.5.1990, u bë një ndryshim në ligjin nr.7174, datë 20.11.1987 “Për organizimin gjyqësor në RPSSH”. Në nenin 12 të ligjit nr.7174, u hoqën fjalët “nga gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve”. Ligji hynte në fuqi më 1 nëntor 1990. Vetëm në prag të rënies regjimit, u hoq ky sistemi i çuditshëm gjykatash, dokumentet e të cilave nuk ka njeri që merr përsipër të shpjegojë se si kanë humbur.

Modifikuar më E mërkurë, 11 September 2019 08:20
Login to post comments