Shqiptari i parë që u dogj nga nazistët

Diel, 01 December 2019 14:17

Ndërsa kemi evidentuar heronj të sajuar të komunizmit, nuk kemi vënë asnjëherë në dyshim vlerën e heronjve që u vranë apo u persekutuan nga bisha naziste. Njëri ndër ta ishte edhe Kozma Nushi. Ai u lind më 15 qershor 1909 në Vuno të Himarës. Qysh i vogël iu bashkua të atit në Sent Etien të Francës, ku ai administronte kafenenë e bashkisë së atjeshme. Gjatë viteve 1923-1926, ai mblodhi dhe hodhi në një bllok 100 këngë patriotike me rreth 4 mijë vargje. Në vitin 1933 ndërpreu studimet dhe filloi punën si kimist në fabrikën ve mëndafshit artificial. I përfshirë në lëvizjen sindikaliste, bashkë me shokët arrin të nxjerrin gazetën “Populli”, e para e këtij lloji. I frymëzuar nga lufta antifashiste, Kozma Nushi vjen në Shqipëri në vitin 1941. Në Tiranë vendosen te një barakë e ngritur për ndërtimin e pallateve të aviacionit. Kozmai drejton lëvizjen antifashiste në Durrës. Në dhjetor 1943, hordhitë naziste rrethuan tre herë qytetin e Durrësit. Gjatë kontrolleve arritën të arrestonin edhe Kozma Nushin. Nazistët e hoqën nga burgu i Tiranës dhe e çuan në Zemun të Beogradit. Meqë në gusht-shtator 1944 këtë kamp filluan ta bombardojnë aleatët, Kozmain e çuan më 16 shtator 1944 në kampin e vdekjes në Mathauzen, sektori Guzden. Nga jeta e rëndë, torturat po ashtu, ai ndërroi jetë më 23 janar 1945. Trupin e dëgjon në furrat naziste. Më 5 gusht 1945, shoku i tij në Francë, doktor Ymer Dishnica shkroi në gazetën “Bashkimi” një nekrologji” të arrirë për të.   

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 16:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...