1938/Mustafa Matohiti: Mbreti Zog i mëshirshëm dhe i drejtë

E mërkurë, 04 December 2019 17:20
Letra e vitit 1938 e Mustafa Matohitit Letra e vitit 1938 e Mustafa Matohitit

Nga Kastriot Dervishi

Mustafa Matohiti ishte nxjerrë në lirim me dekret mbretëror për shkelje disipline. Ai i dërgon një letër organeve eprore ku kërkon të mos lihet pa bukë. Dhe regjimi zogist nuk e la në rrugë në të vërtetë. Për këtë arsye, me përulje i drejtohet mbretit. Pjesa e letrës është censuruar në botimin e vitit 1986 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, shif faqet 341-352, aty ku përmend mbretin, sepse kjo nuk i shkonte propagandës.  ndërsa në volumin e dytë të librit “Yje të pashuar”, faqe 75-82, nuk ka asgjë rreth këtij fakti. As zihet në gojë fakti se ishte kryetar komune i regjimit fashist, madje për një kohë jo të shkurtër. Letra është shkruar në Gjirokastër më 19.9.1938.

Pjesa e pabotuar e letrës së vitit 1938 në librin i vitit 1986 të DPASH-së

“Nga ana tjetër, vërejmë me kënaqësinë më të madhe se Sovrani jonë August denjon të mëshirojë duke i nxjerrë nga errësira e burgut edhe ata të cilët kanë vepruar kundër rendit publik dhe të ndëshkuar prej së drejtës dhe jo mua, një oficer në plotësim, i udhëhequr gjithnjë prej ndërgjegjes leale, i drejtuar prej vullnetit të mirë që të asimiloj principet dhe postulatet e së mirë dhe së drejtës, duke qëndruar komfort dhe në harmoni të ngushtë me moralitetin e societes që që simbolizohen në shoqërinë e organizuar, i cili quhet shtet dhe si organet që përfaqësohen prej tij”.

 

 

Nesër: Si i pagoi regjimi fashist shpenzimet e kurimit “Heroit të Popullit”, “antifashistit” Mustafa Matohiti

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...