1984/Diktatori: Dasmat të bëhen me 50 veta me pak mish, të rrallohen buka e sheqeri

Tuesday, 24 December 2019 17:11

Nga Kastriot Dervishi

Në fundin e këtij debati absurd të datës 1.9.1984, i cili ishte rezultat i drejtimit skandaloz që Partia e Punës i kish bërë Shqipërisë, diktatori si shef restoranti apo kuzhine jep recetat si duhen organizuar dasmat. Edhe kjo i kish ngelur pa rrjepur nga shqiptarët. Cakton sasinë e 50 vetave për të marrë pjesë në dasma, si dhe jep urdhra për kufizim të bukës e sheqerit në popull, gjasme për arsye shëndetësore.

Pjesë nga fundi i bisedës

Enver Hoxha: Edhe ajo sasi mishi që vjen nga importi, harxhohet më shumë për dasma e për vdekje. prandaj duhet krijuar një komision shtetëror edhe për këtë problem dhe nëpër dasmat të caktohet një kufi pra, të mos bëhen më shumë se 50 veta ta zëmë. Të tjerët le të urojnë dhe kaq. Edhe përdorimi i mishit dhe i nënprodukteve të tij duhet parë më duket mua, lidhur me zarzavatet duhet parë me kujdes përdorimi i tepruar i makaronave, i orizit, etj, sepse të gjitha këto kanë të lidhura me njëra-tjetrën. Ne i japim popullit 320 kilogram bukë për frymë në vit, kurse gjetkë hanë fare pak bukë, duke përfshirë edhe makaronat, ëmbëlsirat e brumërat e tjera. Këtu te ne shkon në pastiçeri e porosit ëmbëlsira, torta, etj, pa kufizim, mirëpo s’është e drejtë. Tani jemi të detyruar t’i kufizojmë këto, kur të kemi më shumë, edhe nga këto do t’i japim tregut më shumë.

Adil Çarçani: Domethënë ta lidhim kursimin individual me kursimin e përgjithshëm të ekonomisë. Kur shtrojmë problemin e nikoqirllëkut në përdorimin e bukës, secili në familje duhet ta kuptojë e ta lidhë këtë me interesin e përgjithshëm të tërë ekonomisë së vendit. Në këtë drejtim duhet punuar më shumë e më mirë.

Enver Hoxha: Harxhohet tërë ai sheqer dhe nuk e kuptojnë njerëzit se sheqeri i përdorur pa kufizim, në radhë të parë është i dëmshëm për shëndetin, jo vetëm për ata që janë diabetikë, por për të gjithë. Mirëpo nuk bëhet propagandë në këtë drejtim.

Adil Çarçani: Ne importojmë 20 mijë sheqer në vit.

Enver Hoxha: Mirë atëherë, punë të mbarë.

Modifikuar më E mërkurë, 25 December 2019 18:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...