Nga Kastriot Dervishi
Përveçse një diktator i njohur, E,Hoxha ishte edhe përdorues i një fjalori banal. Këtë temë e ka trajtuar deri diku sekretari personal i tij në vitet 1969-1981, Vaid Lama, tregohet nga ata që e kanë njohur, por ka lënë edhe gjurmë në dokumente apo filmime të kohës. Duke i mbledhur të gjitha këto, dilet në përfundimin se për 40 vjet Shqipëria ka qenë në duart e një të padenji, prej të cilit nuk ishte ngulur vetëm një e keqe e madhe në vend. Nuk kanë mjaftuar vetëm dëmet ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, etj, por e keqja këtu është përhapur e ushqyer. Nga leximi i letrave të viteve të hershme, por edhe në fund të jetës, duke se fjala m... është shumë e pëlqyer për E.Hoxhën. Në letrat e tij plot mllef, kjo artikulohet shpesh. Sigurisht në shumë dokumente të kohës, gjuha është pastruar (si rasti i mbledhjes së Komitetit Qendror të datës 14 tetor 1982, procesverbali i së cilës nuk i përmban fjalët që dëgjohen në filmimin e këtij rasti). Ustallarët e agjitpropit përpiqeshin të paraqisnin një Enver tjetër. E njëjta gjë është vërejtur edhe te krahasimi i origjinalëve të librave me kujtime kur i drejtohet kundërshtarëve politikë. Redaktorët ia kanë zbutur gjuhën fyese. Është një fushë në fakt, që vetëm sa po e gërvishtim sot. Gjuha e tij nuk ka vetëm mllef, por edhe kënaqësi. Kam lexuar aktivitetin parlamentar dhe politik të Ahmet Zogut. Në të gjitha rastet nuk ka hasur asnjëherë tejkalim të edukatës, mospërmbajtje, apo gjëra të tjera të këtij lloji. Nuk kanë të krahasuar.
***
Letra e Enver Hoxhës për Miladin Popoviçin më 20 nëntor 1943
“Baca” s’ka punuar aspak mirë, s’ka as komandë, as mut; batalionet të gjitha të shkatërruara...Inglizët i kam merak vetë. Gjenerali kërkoj të na lonte një lodër po si shkoi. Nuk mund të ta them dot me hollësira se si i rashë kresë, por vetëm do të të tregoj manevrën e tij...Ja mbushëm gjeneralit gojën me nder me mut. Me sa fole t’i që s’ishte atje aq foli dhe gjenerali.
Mars 1944, letër edhe për “Delegaten” (Nexhmije Xhuglini)
Te Bahriu, vallahi edhe të mos shkosh se s’është keq. Fahrien piqe tek ne. Atij mutit mos ia shih më sytë. Dhe që të gjithë ju mos kurse gjë kundër tij gjoja pse është kunati im. Ay është një tradhtar, një mut, prandaj zhvisheni shpatën.
20 qershor 1955, në Byronë Politike, mbi arrestimin e Bedri Spahiut
Edhe veten po e vrau, të shkojë në p...të sëmës
14 tetor 1982
Nuk e njihnin ne cili ishte Beqir Balluku? Një mut muti!