Nga Kastriot Dervishi
Ditët e fundit, ndryshqet e komunizmit, të marrësur pas çdo date e ngjarje të regjimit të proletarëve, zhvilluan ceremoninë e radhës për 11 janarit 1946, ditën kur Asambleja Kushtetuese , ndër të tjera shpalli Shqipërinë republikë popullore. Mbretëria e 1 shtatorit 1928 mbase mbetet unikale në botë, sepse është rrëzuar dy herë, nga regjimi fashist më 12 prill 1939 dhe nga ai komunist, në datën që e quajnë të republikës. Gjatë diktaturës, vihej re as asnjëherë nuk jepej foto e punimeve të kësaj asambleje, por vetëm një pamje e jashtme e popullit, krejt pa lidhje me atë çfarë ndodhte brenda. Arsyeja ishte e thjeshtë: shumica e votuesve kishin dalë armiq e tradhtarë nga partia. Disa ishin pushkatuar apo varur. Këta shokët që duan 11 janarin me Enverin në krye, këto fakte nuk i përmendin. Kjo legjislaturë e nisur me 82 deputetë, ka statistika të tmerrshme. 17 deputetëve iu hoq mandati. 19 deputetë ishin zëvendësues. 54 deputetë rezultojnë të ndjekur të paktën një herë nga Sigurimi.
Dënuar me vdekje me vendim gjykate:
Abdyl Këllezi
Beqir Balluku
Shefqet Beja (me varje)
Enver Zazani
Riza Dani
Kole Prela
Selaudin Toto
Sheh Ibrahim Karbunara
Liri Gega
Koçi Xoxe
Faik Shehu
Dali Ndreu
Irfan Majuni
Islam Radovicka
Vrarë:
Nako Spiru
Bardhok Biba
Baba Mustafa Xhani
Baba Fejzo Dervishi
Omer Nishani
Mehmet Shehu
Burgosur:
Gjin Marku (vdekur në burg)
Tuk Jakova (vdekur në burg)
Bedri Spahiu (edhe internuar)
Rahman Parllaku
Fadil Paçrami (edhe internuar)
Nesti Kerenxhi (edhe internuar)
Mark Ndoja (edhe internuar)
Zija Dibra (edhe internuar)
Arif Gjyli
Zef Haxhija
Rrahman Uruçi
Koste Boshnjaku
Kadri Hoxha (edhe internuar)
Kiço Ngjela
Ymër Dishnica
Pandi Kristo Gusho
Koço Tashko (edhe internuar)
Elementë antiparti
Abedin Shehu
Ramadan Çitaku
Manol Konomi
Denigruar
Ollga Plumbi
Refat Spahiu
Hysni Peja
Internuar:
Gjovalin Luka
Liri Belishova
Naxhije Dume
Pëllumb Dishnica
Sejfulla Malëshova
Vdekur në hetuesi:
Kole Kuqali
Vdekje të dyshimta:
Kahreman Ylli