Nga Kastriot Dervishi
Një fat jo më të mirë do të kishin edhe trashëgimtarët e kongresmenëve të Lushnjës. I pari ndër ta, Mustafa Adem Gjinishi, u vra nga komunistët pas shpie, pa mbaruar mirë lufta në vitin 1944. Më tej, komunistëve u do mjaftonte fakti se trashëgimtarët u përkisnin klasave shoqërore të papërshtatshme për të përballuar dënime të gjata. Në plotësim të fakteve, mund të shtohet p.sh. Skënder Mehmet Konica, djali i ish ministrit të Jashtëm (i cili nuk ishte delegat) të dalë nga kongresi u dënua me burgim.
Dënuar me vdekje me vendim gjykate:
-Hysen Sheh Karbunara, 10.10.1947
Pasardhës të pjesëmarrësve të kongresit, të burgosur pas lufte:
-Ibrahim Aqif Biçakçiu, 17 vjet 4 muaj 29 ditë
-Asllan Xhaferr Ypi, 13 vjet 5 muaj 22 dite
-Jusuf Iljaz Vrioni, 12 vjet 3 muaj 20 ditë
-Ventigjar Myqerem Hamzaraj, 10 vjet e 10 ditë
-Xhahit Abdi Toptani, 9 vjet e 3 muaj
-Mërkur Rasim Babameto, 7 vjet, 10 muaj, 15 ditë
-Gaqo Sotir Peci, 7 vjet
Të larguar nga Shqipëria:
-Ahmet Zogu
-Rasim Babameto
-Irfan Ohri