Nexhmije Hoxha për Dushan Mugoshën në dy kohë, e vërteta dhe gënjeshtrat e librit të saj

E mërkurë, 29 Janar 2020 16:51
Letra e vitit 1944 dhe libri i vitit 2020 Letra e vitit 1944 dhe libri i vitit 2020

Nga Kastriot Dervishi

Në librin që mban emrin e saj, të mbushur me “përjetime” e “meditime”, Nexhmije Xhuglini (Hoxha) bashkëshortja e diktatorit më mizor e më dëmsjellës në historinë e Shqipëri, ka bërë një avokati të mbushur me gënjeshtra tipike nga ato të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Meqë komunizmi ishte mashtrim e krim, kësaj i përshtaten këto që hedhur në kartë. Le të shohim disa episode, të ballafaquara me fakte historike. Dihet se PKSH-në e formuan jugosllavët. Për të ndarë rolin e tyre, historiografia komuniste, njërin e quan burrë të mirë (Miladinin), e tjetrin burrë të keq (Dushanin). Të gjitha këta që e heqin veten “nacionalçlirimtarë” ishin veçse ushtarë të këtyre dy jugosllavëve mediokër e krejt pa formim e kulturë. Nexhmije Hoxha thotë për Dushan Mugoshën (me pseudonimin “Duqi”) se këtë e dërgoi Aleksandër Rankoviçi sepse “Duqi” ishte “shefi i OZN-as (Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, një strukturë që edhe këta tanët e ngritën në Shqipëri) në Kosovë. Synimi i dërgimit të Mugoshës ishte që të “kontrollonte” Miladin Popoviçin. Mirëpo OZN-a nuk u krijua në vitin 1941, por pas lufte. Së dyti, vendimi për të dërguar Mugoshën u mor në Vitomiricë, e jo nga Rankoviçi. Së treti, ishte Mugosha që kërkoi lirimin e Popoviçit nga kampi i Peqinit, siç edhe u bë. Kur Dushani u largua, Nexhmija i dërgon një letër nostalgjie.

***

Letra e Nexhmije Xhuglinit dërguar Dushan Mugoshës, më 7.5.1944

I dashur shoku Dushan,

Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashtu si edhe shokët tonë më të afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo? Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që bëre për shpëtimin dhe naltësimin e tij. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij. Vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Të fala shoqnore Nexhmija. (Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).

Modifikuar më E mërkurë, 29 Janar 2020 17:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...