1975/Francezja 69-vjeçare që vdiq në kampin e Kuçovës

Diel, 08 Mars 2020 11:04

Nga Kastriot Dervishi

Diktatura komuniste ishte edhe më mizore me gratë. Jo vetëm me ato shqiptare që kanë regjistruar statistika paraprake të frikshme, por edhe me të huajat që në rrethana të ndryshme gjendeshin në Shqipëri.

Sharlota Kosten Dirignger, lindur në Francë në vitin 1906, e ve, banuese në Himarë, me origjinë fshatare të pasur, u arrestua më 15.3.1968 në moshën 62-vjeçare. Çdo tre muaj ajo shkonte në ambasadën franceze në Tiranë ku merrte pensionin e burrit invalid i Luftës së Parë Botërore.

U akuzua se ishte vënë në shërbim të zbulimit francez duke i dhënë atij informata me karakter politik, ekonomik e ushtarak; për agjitacion e propagandë dhe shkelje të dispozitave për arin e valutën, parashikuar nga nenet 64, 73/1 dhe 100 të Kodit Penal. Gjykata vlerësonte se duke përfituar nga fakti që shkonte në Tiranë, u kishte dhënë francezëve të dhëna për “pozicionin e tuneleve në Himarë, rrugët ushtarake, pozicionet e artilerisë në Pashaliman, si edhe informata me karakter ushtarak”. Agjitacioni i saj konsistonte në bisedat se kësaj qeverie i kish ardhur fundi, se gjendja ekonomike ishte e keqe dhe se jashtë jetohej më mirë. Shkelja e dispozitës së arit lidhje me një borxh 1.500 lekësh. Borxhliu i kishte dhënë 6 copë napolona flori në këmbim të shumës.

Me vendimin nr.41, datë 24.9.1968, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 15 vjet burgim. Për shkelje të dispozitave të arit, u dënua edhe një person tjetër me 1 vit burgim. Sharlota nuk e animoi vendimin, por vetëm i dënuari tjetër. U la në fuqi me vendimin nr.154, datë 22.10.1968 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. U dërgua për të vuajtur dënimin në Repartin nr.318 Qyteti Stalin (sot Kuçovë). Kur kishte vuajtur gati gjysmën e dënimit, në moshën 69 vjeçare, Sharlota u ekzaminua se vuante nga zemra. Më 12.6.1975 spitali i Tiranës e nxori të sëmurë dhe paaftë për punë. Megjithatë, komanda nuk mori asnjë masë. Sharlota vdiq më 1.7.1975 brenda kampit dhe u varros në varrezat e qytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...