Prokurori i Gjykatës së Lartë, “jo shumë i mprehtë, vihet në lojë nga shokët”

Tuesday, 24 Mars 2020 09:14

Nga Kastriot Dervishi

Gjykata Popullore Librazhd e drejtuar nga Subi Sulçe, me pjesëmarrjen e prokurorit Qani Lavdari, siç dihet dënoi me vdekje poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. U la në fuqi me vendimin nr.202, datë 2.7.1977 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të përbërë nga Eleni Selenica (kryetare), Ali Zanko (anëtar), Sofokli Krongo (anëtar relator). Prokuror ishte Pandi Konomi. Askush në shkallën më të lartë të gjykimit nuk u ndal në mungesën e elementëve penalë në dosje. Minimalisht, edhe në kushtet e atij regjimi, ata nuk duhej ta përligjnin dënimin me vdekje. Anëtarët e kolegjit ranë dakord me relacionin prokurorit. Historia e këtij të fundit lidhet me diçka interesante. Prokurori Pandi Konomi është bërë i njohur kur doli filmi i grave të huaja të divorcuara (polake) të cilat vuajtën burgime politike në Shqipëri. Në dokumentarin e huaj, Pandi kish pranua të jepte një intervistë, por u nxeh kur gazetari i tregoi një vendim gjykate. “Ku e gjete këtë? Kush ta dha? Ta dinja, nuk vinja”. Pandi kërkonte të mos lexoheshin aktet që kanë lënë vetë. as i dinë ligjet se atë formim kanë pasur. Një prerje sovjetike origjinale që shfaqet te sivëllezërit e Pandit sa herë tregojmë dokumente. Në një biografi të Pandit të hartuar nga Komitetit Qendror në vitin 1966, vihej re se ishte zanatçi. Në korrik 1944, pra kur lufta ishte në fund, si shumica e tyre, kish dalë partizan . partia shënonte se nuk ishte shumë i mprehtë dhe shokët e kishin vënë në lojë shpeshherë. Ky kërkoi në Gjykatën e Lartë që të lihej në fuqi vendimi i shkallës së parë ndaj dy poetëve. Inteligjencën duhej ta dënonte patjetër injoranca. Kjo është simbolika e këtij rasti.

Modifikuar më Tuesday, 24 Mars 2020 13:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...