Me cilin (cilën) fjeti Qemali më 4 maj 1942, me Enverin apo me Nexhmijen

Tuesday, 05 May 2020 13:05

Nga Kastriot Dervishi

Mjafton të shohësh botimet e ndryshme të kohës së diktaturës rreth vrasjes së Qemal Stafës, do të vëresh çudira. Studiuesi Vasfi Baruti në librin e tij “Enver Hoxha” ka cituar disa botime të kohës, në të cilat vërehen mospërputhje se me cilin ka qenë Qemal Stafa para se të shkojë te shtëpia nga ku u zbulua më 5 maj 1942.

Me Nexhmijen

Në mbrëmjen e 4 majit (1942) Qemal Stafa shkoi në shtëpinë nr.66 në rrugën e Shëngjergjit. Atë natë bëhej mbledhja e zakonshme e KQ të Rinisë dhe e Komitetit Qarkor të Rinisë së Tiranës. Atë natë, tregon për këtë Nexhmije Hoxha, kalonin si shumë shpesh patrullat. Mbledhja zgjati gjen në mëngjes. Ishte 5 maji, dita që do shkonte në Vlorë

(Nasho Jorgaqi, “Qemal Stafa”, Tiranë 1970, faqe 406-407)

Me Enverin

“Dita e fundit e pjekjes time me Qemalin ishte më 4 maj. U poqëm në bazën nr.66, në rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam...Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, në një minder të mbuluar me batanije. Në mëngjes u përqafuam e u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokë...”.

(Enver Hoxha, “Kur lindi partia”, Tiranë 1982, faqe 264-265)

Modifikuar më Tuesday, 05 May 2020 15:18
Login to post comments