1948/Tregtarë elbasanas të cilëve regjimi komunist u vodhi floririn

Saturday, 09 May 2020 17:32

Nga Kastriot Dervishi

Bashkëlidhur është një listë e tregtarëve elbasanas, të cilët regjimi komunist i quante “kontrabandistë”. I vetmi “krim” i tyre ishte se posedonin flori të fituar me djersë nga puna e tyre shumëvjeçare. Por për regjimin komunist, të ishte i pasur ishte krim. Floriri u shpall mall që nuk duhej ta kishte njeri tjetër veç regjimit. Shumë tregtarë u arrestuan, të tjerë vdiqën në hetuesi, kampe e burgje. Ndaj tyre u përdorën tortura të shumta. Disa vdiqën nën këto tortura. Të arrestuarit e listës së Elbasanit u përkasin dy datave, 24.9.1947 dhe 1.2.1948. Mund të ketë edhe gabime si në rastin e tregtarit Sulë Domi, i cili sipas dokumentit qenka arrestuar më 1.2.1948 dhe paska vdekur më 11.4.1947. Rasti i tregtarit Domi është edhe më i njohur në Elbasan, pasi me gjithë torturat e shumta, nuk pranoi ta tregojë e dorëzojë pasurinë e tij. Nga numri 22-30 e kësaj liste (që nuk është e vetmja) janë liruar, si duket pasi iu është marrë floriri.

Lista e tregtarëve elbasanas të cilëve u kërkohej të dorëzonin floririn

1-Kol Peqini

2-Vangjel Brungu

3-Kasem Bardhi

4-Qamil Shipka

5-Noni Beu (vdiq në gusht 1949)

6-Destan Kurmaku (u lirua pasi doli në gjyq)

7-Sul Shiku

8-Hedije Bishqemi

9-Demir Bunga

10-Qamil Librazhdi

11-Ibrahim Miraku

12-Isuf Darsia

13-Moisi Bebi

14-Mir Gjerazi

15-Riza Qorri

16-Jan Telezi

17-Nexhip Skilja

18-Jorgji Paparisto

19-Isuf Brisku

20-Sul Domi (vdiq më 11.4.1947)

21-Osman Mema

22-Ilia Paparisto

23-Ibrahim Velencia

24-Xhafer Bylyku

25-Qani Vërçani

26-Fitnet Daiu

27-Lutfije Labinoti

28-Kamber Peqini

29-Rifat Bumçi

30-Isuf Bakalli

Login to post comments