Nga Kastriot Dervishi
Në ka ndonjë fushë ku Shqipëria komuniste thyen rekorde botërore është padyshim te vitet e burgimit të kundërshtarëve politikë. Lë pas çdo lloj regjimi fashist, nazist, apo komunist në Lindjen e Europës. Një tregues i frikshëm ka të bëjë me revoltën e Spaçit, të dënuarit e së cilët kanë bërë së bashku 600 vjet burg. Në atë kohë, dolën në gjyq 66 persona, 4 prej të cilëve u ekzekutuan. Nga studimi, rezulton se shumica e tyre bën pjesë në grupin me dënime 18-38 vjet. Burgimit të tyre sigurisht u shtohen vitet e dënimeve të mëparshme, por pjesëmarrje në revoltë, ka shtuar së tepërmi vuajtjen e tyre. Kryeshembulli në këtë listë është Sami Dangëllia. Nuk besoj se në botë mund të gjenden raste të tilla ku për arsye politike mund të vuash 38 vjet burgim.
Grupi që ka vuajtur më shumë dënime
Sami Selim Dangëllia: 38 vjet
Sali Man Çuni: 32 vjet, 8 muaj, 13 ditë
Mersin Adem Vlashi: 31 vjet, 2 muaj e 26 ditë
Spiro Aristidh Nasho: 28 vjet, 6 muaj, 15 ditë
Dervish Tefik Sulo: 27 vjet, 3 muaj, 24 ditë
Jorgo Spiro Papa: 26 vjet, 8 muaj, 2 ditë
Napolon Muntas Kaleci: 24 vjet, 11 muaj, 10 ditë
Jonuz Selim Norja: 24 vjet, 10 muaj, 22 ditë
Bardhyl Tajar Fejzulla: 24 vjet, 5 muaj, 4 ditë
Paulin (Lush) Prel Vata: 22 vjet, 8 muaj, 6 ditë
Feti Hasan Kumanaku: 22 vjet, 6 muaj, 25 ditë
Kostandin Irakli Papa: 22 vjet, 5 muaj, 13 ditë
Luan Qemal Burimi, 22 vjet, 2 muaj, 4 ditë
Ulësi Refat Pashollari: 22 vjet, 2 muaj, 5 ditë
Bedri Azem Çoku: 22 vjet, 1 muaj, 28 ditë
Stefan Jorgo Kola: 21 vjet, 9 muaj, 26 ditë
Çaush Azem Çoku: 21 vjet, 7 muaj, 17 ditë
Niazi Harif Bylykbashi: 21 vjet, 3 muaj, 21 ditë
Neim Bejo Pasha: 21 vjet
Qemal Asllan Demiraj: 20 vjet, 4 muaj, 18 ditë
Gëzim Mahmut Çela: 20 vjet, 2 muaj, 28 ditë
Dashnor Eshref Kazazi, 20 vjet, 1 muaj, 21 ditë
Demir Ilmi Pojani, 19 vjet, 2 muaj, 20 ditë
Bashkim Tosun Fishta, dy dënime: 19 vjet, 8 muaj, 13 ditë
Rexhep Qerim Lazr: 19 vjet, 2 muaj, 14 ditë
Nuri Memisha Stepa: 18 vjet, 10 muaj 16 ditë