Në Greqi pasuritë e shtetasve shqiptarë përllogariteshin deri në 350 milionë dollarë

E Enjte, 25 June 2020 14:41
Tabelë mbi pronat e shqiptarëve në Greqi Tabelë mbi pronat e shqiptarëve në Greqi

Nga Kastriot Dervishi

Në raportin e datës 16.3.1986 të drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shtetit, Andrea Nako, me objekt pasuritë e shtetasve shqiptarë, bëhej e ditur se ishin në plotësim 250 praktika dhe për rreth 200 të tjera po plotësohej gradualisht dokumentacioni. Në Greqi ishin shtëpi banimi, apartamente, hotele, troje, tokë bujqësore, pyje, kullota, magazina, hane, me 118 pronarë. Vlera e pronave vetë në Selanik ishte 35 milion dollarë, ndërsa vetëm në Athinë nga rreth 10 prona të mëdha vlera parashikohej rreth 50 milionë dollarë. Shoqëria përllogariste se vetëm në Greqi vlera e pronave ishte 150 milion dollarë. Por kjo e dhënë ishte e pjesshme sepse nuk përfshinte pasuritë e bllokuara nga ligji i luftës, por vetëm ato të shqiptarëve ortodoksë. Nga një njoftim jo zyrtar, i shtypit grek në vitin 1960, dilte se ishin të bllokuara 76 ndërtesa e apartamente, 30 dyqane, 46 troje, 65 mijë hektarë pyje, 108 mijë kullota dhe 30 mijë hektarë prona të tjera bujqësore. Vlera e këtyre pronave përllogaritej rreth 200 milionë dollarë. Mbi këtë llogari, parashikohej që në Greqi të ishin rreth 300-350 milionë dollarë pasuri (pronat e çamëve nuk llogariten këtu se ishin shtetas grekë).  

 

Modifikuar më E Enjte, 25 June 2020 16:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...