2002/Kthimi i familjes mbretërore në atdhe, të gjitha lejekalimet u shkruan me gabime

Tuesday, 30 June 2020 10:52

Nga Kastriot Dervishi

Me kërkesë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ishte rënë dakord që familja mbretërore të kthehej në atdhe më 28.6.2002, ora 12.00. Për të realizuar këtë, u zhvillua një korrespondencë midis Ministrisë së Rendit Publik, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Në fund, familja erdhi nëpërmjet disa lejekalimeve të shkruara të gjitha me gabime. Në të gjitha lejekalimet shkruhet “e përgjuithshme” dhe “qerndrore” Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe një institucion varësie të saj (nuk po përmend tekstin e lejekalimeve). D.m.th. kjo çështje aq e debatuar ndër vite për dokumentet e familjes, përfundoi me disa lejekalimi qesharake. Në praktikën e rastit ndodhen edhe dokumente që kanë të bëjnë me diskutime të kota të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për çështje statusi, shtetësie, etj. Ditën e ardhjes së familje, së bashku me të ishin edhe 4 shtetas nga Afrika e Jugut dhe një nga Pakistani. Le të kujtojmë disa procedura të ndjekura në atë kohë.

-Me shkresën nr.3617, datë 10.6.2002, ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade i shkruante Këshillit të Ministrave mbi statusin e familjes mbretërore. Sipas saj ishin interesuar autoritetet e Afrikës së Jugut nëpërmjet ambasadës së Shqipërisë në Romë. Po ashtu konsulli i nderit të Shqipërisë në Johanesburg, Nikola Rose. Ministrja bën të ditur se konsulli nuk duhet të vepronte pa dijeninë e MPJ-së, si dhe familja mbretërore duhet të vinte e pajisur me pasaportë shqiptare. Për statusin juridik të Leka Zogut, MPJ iu drejtua edhe Ministrisë së Drejtësisë.

-Me shkresën nr.3865, datë 20.6.2002, ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade, njofton Ministrinë e Rendit Publik se dy ditë më parë, me anë të përfaqësuesit Fluturak Gërmenji, familja mbretërore kishte kërkuar pajisje me leje kalimi. Gërmenji nënshkruante një dokument me vulën “Rezidenca e familjes mbretërore. Administrata”. Në kërkesë, së bashku me fotot ishin emrat e Mbretëreshës Geraldinë, Leka, Suzana dhe Leka Zogu. Në kërkesë për asnjë person nuk përmendej titulli mbretëror.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...