Nga Kastriot Dervishi
Në një studim të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranës, thuhet se nga Rrethi i Tiranës, ishin futur në ambasada 3537 shtetas (në një raport tjetër jepet shifra e 3.905 personave), prej të cilëve 216 nga fshati. Shifra e atyre që u futën në ambasada në Tirana është më e larta. Njëkohësisht luhatet nga saktësia. Studimi thotë se nga Tirana ishin 339 fëmijë nën moshën 16 vjeç. Studimi vlerësonte se ishin futur bashkëpunëtorë nga Sigurimi dhe nga Policia, por ata të Sigurimit ishin të gjithë aktivë në veprimtarinë e tyre. Kontingjenti subjekt i Sigurimit ishte 308 persona. Ndërkohë që kontingjenti subjekt i Policisë vlerësohej në 477 persona.
Të dhëna të Sigurimit për personat e futur në ambasada:
-45 në përpunim aktiv 2A
-90 në kontroll operativ 2B
-13 në përpunim paraprak
-160 kontingjente
-18 bashkëpunëtorë aktivë
Të dhëna të Policisë për personat e futur në ambasada:
-11 në përpunim aktiv 2A
-5 në kontroll operativ 2B
-7 në përpunim paraprak
-362 kontingjente
-92 me masë internimi
-35 bashkëpunëtorë aktivë