100-vjetori i lindjes së martirit Sami Dangëllia

Diel, 12 July 2020 20:38

Nga Kastriot Dervishi

Sikur të jetonte, sot, më më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes nga regjimet komuniste, një shembull i hidhur që vetëm regjimet si ai që kaloi Shqipëria mund të thyejnë. Vuajti 38 vjet i burgosur dhe 5 vjet i internuar. Filloi vuajtjen e dënimit kur ishte vetëm 24 vjeç dhe e ndërpreu atë vetëm nëpërmjet vdekjes, në moshën 67 vjeçare.

Skeda e vuajtjes:

1944 – 1954, burgosur

1954 – 1959, internuar

1959 – 1987, burgosur

Samiu vdiq ora 13.30 të datës 23.4.1987 në Repartin nr.305 Përparim, nga një shok hemorragjik dhe u varroset në varrezën e kampit. Meqë nuk u paraqit askush nga familja, sipas procesverbalit të datës 17.12.1987 teshat u dogjën, ndërsa disa gjëra simbolike iu dhanë kushëririt Avzi Dangëllia, e cili vuante dënimin në Repartin nr.305/2. Bashkëlidhur është procesverbali i vdekjes dhe një foto e hershme në profil me shenjat e gishtërinjve.

Login to post comments