Më 28 korrik 1991, në mbrëmje, monumenti i diktatorit në Gjirokastër, kur nuk kish mbushur as 3 vjet që qëndronte aty, u dëmtua dhe u bë qesharak. U detyruan ta heqin. Kjo foto tregon çastin kur monumenti i Enver Hoxhës, nën talljet e disa qytetarëve të hipur në makinë, po largohej nga Gjirokastra. Enveri monument, po largohej nga qyteti i lindjes i bërë pis dhe i shpërfytyruar. Dhe po largohej me një vendim komiteti ekzekutiv.