Nga Kastriot Dervishi
Si nyje e rëndësishme e ngjarjeve të luftës, edhe “Mukja” ka pasur protagonistët e saj. Pas mbarimit të takimit ata patën fate të ndryshme. Disa i ndoqi vrasja e përnjëhershme, të tjerëve iu desh të largohen nga vendi, të tjerëve nuk iu nda Mukja deri ditën që u larguan nga kjo botë. Statistika është vërtet befasuese. Delegacioni i Ballit Kombëtar, krejtësisht i shkatërruar.
Të dhënat e përgjithshme
-U larguan nga Shqipëria: 9 (Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Kadri Cakrani,
Isuf Luzaj, Nexhat Peshkëpia, Rauf Fratari, Halil Mëniku, Vasil Andoni,
Abaz Kupi).
-Vranë: 5 (Skënder Muço, Hysni Lepenica, Ismail Petrela, Mustafa Gjinishi
Omer Nishani)
-U dënua me vdekje: 1 (Shefqet Beja)
-Vdiqën në hetuesi: 1 (Thoma Orollogai)
-U burgosën: 2 (Stefan Plumbi, Ymer Dishnica)