Nga Kastriot Dervishi
Në prill 1976, një delegacion nga Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë” Elbasan, i dorëzoi Enver Hoxhës një dhuratë simbolike me gizën e parë shqiptare, ku ishte shkruar emri parti. Në këtë delegacion bënin pjesë shokë të klasës punëtore dhe specialistët kinezë që punonin në atë kohë në metalurgji. Propaganda pas vitit 1978 në gjitha albumet e diktatorit ka zhdukur tërësisht praninë e kinezëve dhe e të tjerëve në fotot e bëra atë ditë. Bashkëlidhur paraqiten foton e ceremonisë, njëra e albumit të vitit 1980 dhe të tjerat origjinalet që gjenden në Arkivin e PPSH-së.