Gjeneral Jocelin Persy, britaniku i xhandarmërisë shqiptare

Tuesday, 01 September 2020 15:02

Nga Kastriot Dervishi

Për organizimin e xhandarmërisë, në vitet 1923 – 1926, këshilloi inspektori i përgjithshëm  kolonel Walter F. Stirling, ish sundimtari i Britanisë së Madhe në Mesopotami. Në vitin 1925, ky e organizoi xhandarmërinë në 4 zonëkomanda me qendër në Tiranë, Shkodër, Peshkopi dhe Sarandë, projekt i cili për kushtet edhe gjeografike të shqipërisë u konsiderua i dështuar. Organizimin e mirëfilltë të xhandarmërisë e bëri gjenerali britanik në pension Jocelin Persy. Ky shkriu në maj 1927 zonëkomandat dhe formoi 10 qarqet (mbi bazë prefekture). Nën to vepronin rrethet (mbi bazë nënprefekture) dhe postkomandat (në nivelet më të ulëta vendore). Percy udhëhiqte këshilltarët e tjerë britanikë që vepronin në qarkkomanda apo në qendër. Këshilli i Ministrave, autorizonte çdo vit Ministrinë e Punëve të Brendshme të lidhte kontratën me gjeneralin Jocelin Persy si organizator dhe inspektor i xhandarmërisë shqiptare. Persy ideoi një trupë xhandarmërie të vogël dhe efikase. Ndryshe nga ai organizim, sot kemi një forcë policore të fryrë në numër dhe të hallakatur në zinxhirin e kompetencave, ende e paçliruar nga amatorizmi dhe hijet e policisë popullore të dikurshme. Në foto është gjenerali nga vila mbretërore e Durrësit si dhe autorizim i Këshillit të Ministrave për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Login to post comments