1970/Hetuesi Brinja dhe makina e shkrimit

Premte, 04 September 2020 11:32

Ndoc Misloca, lindur në Tivar në vitin 1907, banonte në Durrës. Ishte 63 vjeç ku u arrestua më 28.2.1970 nga shokët e Sigurimit. Kishte qenë nëpunës i mesëm dhe prej tre vjetësh ishte në pension. Dosja formulare agjenturiale-operative ishte mbushur kundër tij e tanimë duhej hapur një proces i ligjshëm. Duke vrarë mendjen për akuzën që do ngrinin, hetuesi Nazmi Brinja kish parë disa letra të ndaluara që Ndoci ia kish dërguar kunatit në Itali. I kish bërë përshtypje se ishin me makinë shkrimi. Ndoci kish punuar llogaritar dhe e përdorte mjaft mirë këtë makinë. Mendoi se hetimi duhej mbështetur pikërisht te kjo makinë, sepse me siguri do zbuloheshin edhe lidhjet e mundshme agjenturore dhe një rezidenturë e zbulimit italian që drejtohej nga një pensionist. Derisa çështja u sqarua, Ndoci vuajti fizikisht padijeninë e hetuesit. Duke mos dashur më të kishte të bënte me një çështje qesharake, Brinja ua kaloi atë dy hetuesve të rinj, njëri prej të cilëve, më vonë, gjatë viteve të demokracisë, u bë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ndoci u dënua me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë dhe “përvetësim të pasurisë socialiste në shumën e 1418 lekëve” (se kish prekur sahatin e dritave) u lirua më 28.2.1975. Historinë e tij ai ia ka treguar Agim Mustës në burg. Ajo tregon nivelin profesional dhe kulturor të hetuesve të diktaturës komuniste.

Makina e shkrimit

I burgosuri Ndoc Misloca tregonte se si kryehetuesi i Degës së Punëve të Brendshme Durrës, Nazmi Brinja, e kish torturuar me ditë të tëra, duke i kërkuar makinën e shkrimit me të cilën Ndoci, i shkruante letra kunatit të tij në Itali. Ndoci pohonte se letrat i shkruante me makinën e shkrimit që ndodhej në zyrën e tij, ku ai punonte si shef llogarie. Nazmiu tërbohej nga zemërimi dhe e godiste me shkelma duke bërtitur: “Pse gënjen mor armik i fëlliqur!? Si ka mundësi që makinat tona të shkrimit të shkruajnë italisht?!” I shkreti Ndoc i lutej kryehetuesit që t’ia provonte pohimin me makinën e shkrimit që ndodhej në tavolinë, po ku dëgjonte injoranti Nazmi fjalët e një “armiku të popullit”. Torturat vazhdonin dhe brinjët e të mjetir Ndoc, dërmoheshin nga shkelmat e xhelatit Nazmi, gjersa një ditë, një hetues i ri, i kishte provuar kryehetuesit se makinat e shkrimit që përdoreshin në Shqipëri, mund të shkruanin çdo gjuhë të botës që përdorte alfabetin latin.

(Agim Musta, “Dosjet e gjalla”, Tiranë 1995, faqe 53-54)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...