Verifikimi i atyre që kishin marrë para nga legata italiane. Në listë edhe Qemal Stafa

Hënë, 05 October 2020 16:55

Me listën e përpiluar nga Dega e 4-t e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në MPB, dërguar degëve të punëve të brendshme me shkresën nr.254, datë 20.2.1967, kërkohej të verifikoheshin në njiheshin personat bashkëlidhur. Kryetari i Degës së 4-t Petrit Hakani kishte bindjen se “këto të holla janë dhënë për shërbime informative dhe në formë ndihmash”, prandaj kërkonte identifikim të përfituesve, si “problem i rëndësishëm me interes të madh operativ”. Pavarësisht se dyshimi kryesor ishte se personat ishin pjesë e rrjetit sekret, mendoj që shumica e tyre thjesht kanë përfituar ndihma të jashtëzakonshme dhe dhurata. Fare pak duhet të jetë pjesë e rrjetit sekret. Degët e punëve të brendshme identifikuan disa persona dhe ia përcollën qendrës. Qemal Stafën nuk kishin si ta verifikonin.

Lista që iu dërgua degëve të punëve të brendshme për verifikim

Janar-shkurt 1938

1-Kalem Golemi, 20 franga ar.

2-Ndrek Kodheli, 200 franga ar.

3-Pjetër Jakova, student, 20 franga ar.

4-Maria Sopi, 200 franga ar.

5-Avni Gjilani, 20 franga ar.

Mars 1938

1-Ali Sevrani (e veja), 300 franga ar.

2-Ludovik Shuli, 10 franga ar.

3-Nazif Sulejman Vuthi, 60 franga ar.

4-…Begolli, 400 franga ar.

Prill 1938

1-Gjon Shala (kafaz), 60 franga ar.

2-Ivo Kalibotta, 400 franga ar.

3-Safije Bineri, 60 franga ar.

4-Doktoresha Naçi, 160 franga ar.

Maj-korrik 1938

1-Papa Mikel Vuteciani, 20 franga ar.

2-Beshir Selimi, 20 franga ar.

3-Ihsan Libohova, 450 franga ar.

4-Arsen Prifti, 20 franga ar.

5-Nexhip Ghisar, 10 franga ar.

6-Nikolla Panajoti, 40 franga ar.

Gusht 1938

1-Skënder Taga, 200 franga ar.

2-Gjysh Sheldija, 140 franga ar.

3-Kostandin Papajani, 200 franga ar (nga atasheu italian).

Shtator 1938

1-Skënder Taga, 200 franga ar.

2-Filomena Kiço, 100 franga ar.

3-Qazim bej Vlora, 300 franga ar.

Tetor 1938

1-Zihni Mithan, 40 franga ar.

2-Skënder Taga, 200 franga ar.

3-Refael Mihali, 20 franga ar.

4-Qemal Stafa, 300 franga ar.

Nëntor 1938

1-Ludovik Arshiku, 200 franga ar.

2-Skënder Taga, 200 franga ar.

3-Zija Kopliku

4-Asim Golemi, 40 franga ar.

Dhjetor 1938

1-Skënder Taga, 200 franga ar.

2-Gjon Kalibota, 200 franga ar.

3-Thimi Panajoti nga Berati, 100 franga ar.

4-Gjin Zefi, 80 franga ar.

5-Gjon Cefa, 80 franga ar.

6-Mazar Sopoti, 100 franga ar.

Modifikuar më Hënë, 05 October 2020 19:26
Login to post comments