Administratat e Oborrit Mbretëror dhe Këshillit të Shtetit në vitet 1937-1939

Tuesday, 20 October 2020 15:34
Dhimitër Popa-sekretar i përgjithshëm i Oborrit dhe Mirash Ivanaj-kryetar i Këshillit të Shtetit Dhimitër Popa-sekretar i përgjithshëm i Oborrit dhe Mirash Ivanaj-kryetar i Këshillit të Shtetit

Administratat e Oborrit Mbretëror dhe Këshillit të Shtetit në vitet 1937-1939

Ministria e Oborrit Mbretëror i paraqiste mbretit, aktet, ankesat, lutjet etj, studionte çështjet e urdhëruara nga ai, rregullonte dhe merrej me zbatimin e ceremonive të pallatit, caktonte audiencat e pritjes sipas urdhrave të mbretit dhe lajmëronte adjutanturën për veprim. Sekretari i përgjithshëm i ministrisë merrej me korrespondencën, etj, etj. Kjo ministri nuk kishte varësi nga Këshilli i Ministrave.

Këshiilli i Shtetit ishte organ që u formua në vitin 1929 në vijim të këshilli ligjpërgatitës (ngritur në vitin 1927) Këshilli i Shtetit përgatiste projektet para se këto t’i kalonin për miratim Parlamentit. Këshilli, sipas ligjit të datës 28 mars 1929, përbëhej prej 10 anëtarësh me mandat 7-vjeçar dhe prej 2 ndihmësanëtarësh, që zgjidheshin nga një komision i posaçëm i përbërë nga kryeministri, kryeparlamentari dhe ministri i Drejtësisë. Kryetari i këshillit emërohej nga mbreti.

Këshilli i shtetit vijoi të funksionojë edhe në vitet 1939-1944.

Oborri Mbretëror 1937-1939

1-Shtëpia civile:

-Mustafa Curri (Dhimitër Popa 1938)-sekretar i përgjithshëm

-Niko Adam-sekretar i protokollit dhe arkivit

-Qamil Preza-sekretar daktilografist

2-Inspektoria

-Xhafer Ypi-kryeinspektor

-Haxhi Shkoza-inspektor

-Harilla Thoedhosi-inspektor

-Zef Mirdita-sekretar

-Rrok Perolli-sekretar (1939)

3-Adjudantura

-Gjeneral Zef Serreqi-kryeadjutant

-Nënkolonel Hysen Selmani-adjutant

-Nënkolonel Osman Gazepi-adjutant

-Major Allaman Çupi-adjutant

-Sotir Martini-drejtor i Ceremonive, ministër fuqiplotë

-Qazim Zyma-sekretar

4-Shtëpia ushtarake (Departamenti ushtarak dhe Departamenti i xhandarmërisë)

-Kolonel Hysen Selmani-komandant i Gardës

-Gjeneral Jocelin Persy (Fiqri Dine 13.1.1939)-kryetar i Departamentit të Xhandarmërisë

-Nënkolonel Qazim Komani-kryetar i Departamentit Ushtarak

-Kolonel Fiqri Dine-inspektor i ushtrisë

***

Këshilli i Shtetit: Mirash Ivanaj-kryetar

-Seksioni i drejtësisë: Mirash Ivanaj -kryetar, Faik Bregu-ndihmësanëtar

-Seksioni i financave: Ajet Libohova-kryetar, Benedikt Blinishti, Demir Vila

-Seksioni i administratës: Kristo Floqi-kryetar, Teki Selenica, Rasim Kalakulla (deri në vitin 1938)

-Kryesekretar: vakant

-Sekretar II: Bedri Toptani

(Deri në vitin 1938 ishin anëtarë të Këshillit të Shtetit edhe Shefqet Frashëri, Dhimitër Popa)

Modifikuar më Tuesday, 20 October 2020 16:43
Login to post comments