Kisha lexuar dokumente të partizanëve të Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit për konfiskime të mallrave dhe bagëtive gjatë luftës, por që të hynte në kategorinë e armiqve edhe qeni i stanit të bagëtive, nuk kisha gjetur. Më 2 dhjetor 1943, Suat Leskoviku në emër të Shtabit të Qarkut të Korçës i shkruante intendentit të shtabit të konfiskonte bagëtitë e “reaksionarëve” të Devollit. Midis dhenve gjendeshin edhe dy reaksionarëve të rrezikshëm, një qen dhe një qen. Nuk u përjashtuan nga masa.
Letra
Sikurse ju njoftuam, dje konfiskuam bagëtitë e reaksionarëve të rajonit të Devollit, Elmaz e Qamil Koshnica. Sasia e tyre është 142 dhen, 1 gomar dhe një qen. Këto bagëti u lanë nën kontrollin e përgjegjësit të furrës, prandaj merrni shënimet e nevojshme.
(Pjesë e studimit me dokumente për krimet e komunistëve gjatë viteve 1943-1944)