Enver Hoxha në plenumin e 5-të të KQ të PKSH-së, mbajtur më 21 shkurt 1946, midis të tjerash deklaronte:
“Gjithashtu për Jugosllavinë duhet të ngjallim në popull dashurinë dhe vëllazërimin që u lind në këtë luftë. Jugosllavia ka qenë përkrahësja më e madhe dhe direkte në luftën nacionalçlirimtare, ajo do të vazhdojë të jetë një nga ndihmëset më të mëdha të popullit tonë dhe të pushtetit. Duhet të luftojmë me mish e me shpirt tendencat shoviniste të atyre shqiptarëve që kërkojnë të ngjallin mërinë e vjetër kundër popujve të Jugosllavisë. Kjo është vija e anglo-amerikanëve, të cilët trashëguan politikën e fashizmit dhe synojnë të shkëpusin popullin tonë nga mikja e saj Jugosllavia dhe ta lidhin pas qerres të një Italie ose Greqie fashiste. Me Jugosllavinë gjithashtu duhet të krijohen marrëdhënie konkrete dhe të sinqerta në çdo lëmë aktiviteti. Mundësitë janë shumë të mëdha, lufta na ka lehtësuar shumë në këtë drejtim, nuk mund të lëmë të na humbasë asnjë rast”.