Përvjetori i parë i pavarësisë me foto të falsifikuar

E Enjte, 26 November 2020 11:46

Në dokumentimin e historisë së tyre, shqiptarët kanë qenë gjithnjë të pakujdesshëm, inatçinj, falsifikatorë e shpeshherë dembelë. Mbledhja e parë themeluese e Vlorës, e nisur më 28 nëntor 1912, nuk ka asnjë fotografi. As mbledhja e qeverisë. Për të mos folur pastaj për dokumentimin e problematik në vite. Më 28 nëntor 1913, në përvjetorin e parë të pavarësisë, qeveria e Shqipërisë bëri një ceremoni simbolike festive dhe regjistroi një foto të saj në ballkonin e godinës ku po ushtronte atë çast veprimtarinë e saj. Kjo foto, e keqkuptuar si foto e pavarësisë, është përdorur vazhdimisht në përkujtim të aktit themelues të shtetit. por shihni çfarë falsifikimesh i bëheshin kësaj fotoje në vitet e regjimit komunist. Në foton e falsifikuar janë hequr apo shpërfytyruar ministrat: Lef Nosi, Pandeli Cale, Fejzi Alizoti.

Login to post comments