Tarasi ishte emër simbol i vëllazërimit të popujve sllavë

Hënë, 07 December 2020 15:42

Nga Kastriot Dervishi

Një ndër pseudonimet më të pazakonta të Enver Hoxhës gjatë luftës është “Tarasi”. Vetë ai nuk dha asnjëherë shpjegime se ku e kish dëgjuar e gjetur këtë emër. Tarasi që në gjuhën shqipe keqkuptohet me një folje aspak etike, në të vërtetë e meritoi atë emër.

Ka mundësi që Enver Hoxhës këtë pseudonim t’ia kenë ngjitur shefat e tij Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, meqë emri i tij ishte simbol i vëllazërimit të popujve sllavë. Në Shqipëri nuk njihej një emër i tillë. Edhe më pas nuk u bë asnjëherë popullor. Ama Tarasi i fundit që mori këtë emër lindi në Mes të Shkodrës në vitin 1987.

Fill pas kthimit të Enver Hoxhës nga vizita “historike” në Jugosllavi, gazeta “Bashkimi” e datës 4.7.1946, në faqet e brendshme të saj boton një shkrim për “poetin popullor ukrainas Taras Sevçenko”. Ai kish vdekur 85 vjet më parë dhe ishte poet popullor ukrainas. Gazeta jep disa detaje të jetës së tij, që besohet se është i pari informacion për publikun shqiptar.

“U bëfshin të gjithë sllavët vëllezër të mirë dhe bij të drejtësisë diellore”-ishte dëshira e Tarasit të vërtetë.

Modifikuar më Hënë, 07 December 2020 15:43
Login to post comments