Nga Kastriot Dervishi
Përveç burgosjeve e keqtrajtimeve sistematike, veçimit në kampe, shqiptarët nga Kosova edhe internoheshin nga regjimi i Enver Hoxhës. Sjell sot një rast për djalin e Sulejman Vuçiternes. Veprime të tilla, sistematike e të përhershme, e kanë profilizuar regjimin e Enver Hoxhës, pikësëpari antikombëtar. Me vendimin nr.22, datë 1.7.1969, Komisioni i Internim Dëbimeve pranë Këshillit të Ministrave, vendosi internimin e 46 personave, pasi sipas tyre përbënin “rrezikshmëri shoqërore”. Vendimi është nënshkruar nga zëvendëskryetari Kadri Hazbiu dhe anëtari Aranit Çela. Kryetari dhe një anëtar nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje. Në listë bien në sy shumë individë të cilësuar kulakë. Por midis tyre, në numrat 35, 36, bien në sy emrat e djalit të Sulejman Vuçiternit, Bujarit dhe gruas së tij Suzanës, me banim në Durrës (emrat e fëmijëve nuk shënoheshin në të tilla vendime). Sipas vendimit me afat 5 vjet, internimi do të kryhej brenda Ndërmarrjen Bujqësore Sukth të Rrethit të Durrësit.