Nga Kastriot Dervishi
Me vendimin nr.609, datë 31.10.1946 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës u dënua një grup opozitar i përbërë nga: Petrit Mërlika, Rexhep Drogu, Nikolla Kotte, Ali Ndroqi, Vasil Progni, Riza Selmani, Ali Vadenja, Masar Gina, Izet Bebeziqi, Zhan Gorguzi, Burhan Mezini, Alije Sula, Arqile Konomi, Nush Radovani, Zef Nikaj, Nefail Pasholli, Fiqiri Sulo, Xhelal Shaska, Riza Shtylla, Sali Pëllumbi, Mykerem Janina, Zija Çausholli, Adem Balliçi, Nevzat Adem Vila, Selim Kërluku. Procesi hetimor ishte shumë i rëndë. Njëri nga të pandehurit, duke kujtuar se nuk do jetonte gjatë, i shkroi vëllait Mehmet një letër, në të cilën përmend emrat e fëmijëve të tij. letra nuk mund të dërgohej pasi u kap dhe administrua si pro në një dosje hetimore-gjyqësore.
Letra nga burgu
“I dashur Mehmet! Fëmijët e mi i ke amanet sa të rriten. Gruaja po deshi le të martohet. Valentinës për herë të fundit së largu i puth sytë. Lirinë me mall të madh e puth dhe për Kujtimin nuk do më tresë dheu. Nënë dhe vëllezër të dashur. Po deshët, hajdeni piqemi se nga mot kam për të vdekur në burg”.