Më 8.5.1945 vëzhguesit amerikanë nën drejtimin e oficerit të shërbimit të jashtëm të SHBA-së Josef E. Jacobs erdhën në Shqipëri. Drejtuesi deri më datën 1.1.1945 punoi si këshilltar i legatës dhe konsull i përgjithshëm në Kajro. Departamenti i Shtetit njoftoi transferimin e tij nëpunës për çështjet e jashtme pranë shtabit të Komandës Madhore të Aleatëve në Teatrin e Mesdheut me qendër në Kaserta. Me telegramin e datës 2.1.1945, sekretari i shtetit njoftoi ministrin amerikan në Egjipt, Tuck të komunikonte me Jacobsin se nuk duhej dhënë përshtypja te shqiptarët se do njihej qeveria e E.Hoxhës. Madje këto probleme nuk duheshin shfaqur me publicitet. Fillimisht, e deri në mbarim të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, Jacobs nuk arriti të spikasë problemet e vërteta me të cilat po kalonte Shqipëria. Jacobs, një diplomat karriere, në fillim të vitit 1946 e quajti qeverinë e E.Hoxhës “një grup paskrupull” në shërbim të sovjetikëve e jugosllavëve, duke bërë parashikime të tmerrshme për të ardhmen e popullit shqiptar.