1973/Vetëvrasja e kryetarit të komitetit

Tuesday, 05 Janar 2021 15:41
Zyra ku ndodhi vetëvrasja. Në sfond shihet pak i përmenduri. Fotot e tjera janë të rënda Zyra ku ndodhi vetëvrasja. Në sfond shihet pak i përmenduri. Fotot e tjera janë të rënda

Më 20.12.1973 kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethi Korçë, Zenun Shahollari vrau veten me armë zjarri, pistoletë, me një të shtënë në zyrën e tij. Ai sapo ishte kthyer nga një sesion shkencor që po zhvillohej në kinoteatrin “Çajupi” në Korçë, në lidhje me përvjetorin e Brigadës së 4-t. Shahollari ishte kryetar nga viti 1968.

Konkluzioni i hetuesisë ishte se vetëvrasja ishte pasojë e “një depresioni psikik, ardhur në mënyrë graduale nga humbja e ekuilibrit, nga mungesa e formimit të plotë ideologjik, nga sedra e sëmurë dhe paaftësia për të gjetur rrugën normale për kapërcimin e vështirësive”. Më tej ajo vazhdonte se: “nga provat e mbledhura, rezulton se shoku Zenun Shahollari ka qenë vazhdimisht i preokupuar për punën, ka qenë tip i qetë dhe nuk manifestonte shqetësime e tij”.

Login to post comments