1946/Populli ndihmonte partinë

E Enjte, 28 Janar 2021 16:54

Në vitet 1945-1947, disa herë Partia Komuniste deklaroi se do mbante kongresin e parë, por asnjëherë nuk e realizoi këtë gjë. Kishte menduar që kongresi të niste në ditëlindjen e shokut Tito, një datë 25 maji të çdo vit. Në gazetën më të madhe të kohës, gjen shpesh njoftime për dhënien e “ndihmave” popullore për Partinë Komuniste. “Populli vazhdon gjithnjë t’i dërgojë ndihmë Partisë Komuniste për kongresin e saj të parë”- shkruante gazeta “Bashkimi” e datës 7.12.1946.   Punonjësit e PPT-së, nëpunësit e Valiasit, fshatarët e Shubakut, repartet e marinës, ushtarakët e Divizionit të 3-të, jorganxhinjtë, nëpunësit e Ministrisë së Bujqësisë, nëpunësit e Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, nxënësit e infermierisë, nxënësit e profesorët e liceut të Tiranës, punëtorët e punishteve të cigareve, banorë të Tiranës, pionierët e Radhimës, punëtorët e makinave shirëse në Elbasan, mësues, individë, etj, janë disa nga “donatorët”.

Megjithatë kongresi nuk u mbajt, pavarësisht se partia hapi disa herë fushata në popull për ndihma.

Modifikuar më E Enjte, 28 Janar 2021 17:01
Login to post comments