Në vitin 1931, si dikur pa e njohur mjaftueshëm si bimë, ishte dhënë leje për mbjelljen e hashashit. Por brenda një kohe të shkurtër, pas ndërhyrjes së Ministrisë së Punëve të Jashme, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkesës së Prefekturës së Korçës, situata i diskutua në qeveri.
Me vendimin nr.178, datë 27.3.1931, Këshilli i Ministrave vendosi anulimin e një leje të dhënë për mbjellje hashashi sepse e cilësoi prodhimin e kësaj bime “veçanërisht të dëmshëm në çdo pikëpamje”.