Kuota e parë që pagoi Shqipëria pas pranimit në Lidhjen e Kombeve, ishte ajo e 24 mijë dollarëve për këtë organizatë (rreth 322 mijë dollarë sot). Kjo u diskuar në mbledhjen e datës 3.1.1921 në bazë të letrës së sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes. Shuma do paguhej në dy këste, në maj dhe shtator 1921. Dokumenti është nënshkruar nga kryeministri Iljaz Vrioni, zëvendësisht ministri i Luftës Ali Kolonja, ministri i Drejtësisë dhe zëvendësisht ministri i Punëve të Brendshme Xhafer Ypi, ministri i Arsimit dhe zëvendësisht ministri i Financave Kristo Floqi. Dokumenti u bë gati si praktikë për dekret nga Këshilli i Naltë.
Të njëjtën ditë u vendos të emërohej si përfaqësues i Shqipërisë në Uashington i Kostandin Çekrezit, i cili thuhej se kish qenë edhe më parë në këtë detyrë.