Vilson Blloshmi, vendimet e akuzave ndaj tij

E Enjte, 18 Mars 2021 11:52

Në ditëlindjen e Vilson Blloshmit (1948-1977), kujtojmë dy akuzat e ngritura ndaj tij. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976. Vendimi për arrestimin e tij u mor një ditë më parë në Tiranë, nga hetuesi Isa Halili, me miratimin e zëvendësprokurorit të përgjithshëm Sotir Samara. Pasi cilësohej si “shtresë e pasur kulak”, akuzohej në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë, me të cilën mund të dënoheshe maksimumi 10 vjet heqje lirie. Në vendim thuhet se Vilsoni “në kohë e vende të ndryshme, si dhe me persona të ndryshëm, ka agjituar e propaganduar për minimin, dobësimin dhe rrëzimin e pushtetit popullor, duke konsumuar plotësisht elementët e figurës së krimit, parashikuar nga neni 73/1 i Kodit Penal”.

Për të maksimalizuar dënimin, pas udhëzimeve të Komitetit të PPSH-së Librazhd, disa muaj më pas u vendos që të shtohej neni 72 i Kodit Penal, sabotimi, i cili ishte mbi 10 vjet heqje lirie, ose me vdekje dhe kurdoherë me konfiskim te pasurisë. Kjo akuzë e paraqitur më 9.5.1977 nga hetuesi Selim Caka, nuk u pranua dhe nënshkrua nga Vilson Blloshmi. Akuza nuk ka miratimin e prokurorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...