Kleriku i parë bektashi i dënuar me vdekje

Hënë, 22 Mars 2021 12:59

Megjithëse ishte 75 vjeç, komunistët nuk i kursyen plumbat ndaj Sheh Qerim Salihut. Për të mos u ndaluar deri këtu, i vranë edhe djalin Sali Qerim Shehu. Të gjithë u akuzuan në bazë të neneve 2, 12, 14, 15, 18 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945 si “kriminelë lufte dhe armiq të popullit”. Gjykimi i tyre nisi dhe përfundoi më 15.6.1945 në kinema “Majestik” të qytetit. “Pothuajse të gjithë” akuzoheshin si pjesëtarë të Ballit Kombëtar. Këshilli Gjyqësor i Qarkut Korçë i Krahinës së 2-të të Korpusit të 2-të, i drejtuar nga kapiten i parë Koço Prifti, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Nevzat Haznedari, me vendimin pa datë të kësaj dite, dha dënimet me vdekje dhe me konfiskim të pasurisë:

1-Maliq Mehmet Dushari (Salianji), nga Dushari, i vitlindjes 1885

2-Hasan Tahir Dushari, nga Dushari, i vitlindjes 1876

3-Ajdin Jonuz Kulla, nga Zëmblaku, i vitlindjes 1911

4-Gani Hymet Kulla, (Zëmblaku), i vitlindjes 1877

5-Niko Dhimitër Ceno nga Manastiri, i vitlindjes 1902

6-Zyhdi Veli Tapija nga Vlora, i vitlindjes 1885

7-Sheh Qerim Salihu nga Bilishti, i vitlindjes 1870

8-Sali Qerim Shehu i vitlindjes 1895

U la në fuqi me vendimin nr.119, datë 18.6.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Pesë të parët u ekzekutuan në Korçë, ndërsa tre të fundit në Bilisht. Më 26.6.1945 Enver Hoxha miratoi dënimet me vdekje. Vendimet u ekzekutuan më 29.6.1945.

Modifikuar më Hënë, 22 Mars 2021 14:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...