1944/Mbledhja e intelektualëve, modeli i ftesave

Premte, 11 June 2021 15:51

Në Tiranë u mbajt një mbledhje e intelektualëve për të kundërshtuar ideologjinë komuniste dhe për t’i shërbyer çështjes kombëtare. Shtypi shkruante se mentarët vendosën “për qeverinë dhe për kufijtë etnikë kundër terrorit të kuq”. Sipas kësaj letre, mbledhja është zhvilluar më 12.7.1944, por shtypi i kohës e ka njoftuar me shumë vonesë.

U formua Komiteti për Bashkimin e Shqiptarëve, që shpalli një program në të cilin u bëhej thirrje shqiptarëve për bashkim tokësor, përkrahjen e qeverisë dhe propagandimin e formimit të njësive të armatosura, ndriçimin e mendimit botor mbi rrezikun që kërcënonte tërësinë dhe kombin shqiptar si dhe deklarimin e asnjanësisë së Shqipërisë në konfliktin botëror (po aty, 22 gusht 1944). Moto e komitetit u bë “Shqipëri e re, etnike, e pavarur”. Pjesëmarrësit ishin:

Xhelal Staravecka, Jorgji Nano (Berati), Zijahudin Kodra, Qenan Dibra (Dibra), Et’hem Cara, Gjon Vlashi (Durrësi), Niko Beça, Mehmet Myftiu (Elbasani), Jani Dilo, Eqerem Çabej (Gjirokastra), Gaqo Gogo, Qazim Prodani (Korça), Xhaferr Deva, Xhelal Mitrovica, Sulejman Riza, Rexh Meta, Rexhep Krasniqi, Ibrahim Jakova, Ahmet Gashi, Sadri Faslliu, Cin Rakacolli (Kosova), Izef Bebeziqi, Gjon Kovaçi (Shkodra), Halil Mëniku, Mehmet Ali Beshiri (Tirana), Shuaip Kamberi, Mentor Çoku (Tetova), Jusuf Allamani, Abaz Qazim Shehi (Peshkopia). Vlora abstenoi pjesëmarrjen. Kryetar i komisionit nismëtar ishte Fejzi Alizoti, ndërsa kryetar është zgjedhur Anton Kosmaçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...