1946/"Dashuri pa kufi për jugosllavët"

E Enjte, 24 June 2021 18:56

Jehona e vizitës së Enver Hoxhës vazhdoi të përcillet në të gjithë gazetën “Bashkimi” të Tiranë. Në krye të faqes së gazetës qëndronin thëniet e ditës. Këtë herë e ndarë veç është kjo fjali: “Shqipëria” është e vogël, por nga zemra është shumë e madhe. Është e madhe dashuria që ushqen populli ynë dhe pionierët tanë për popujt e Jugosllavisë dhe për ju. Kjo dashuri është pa kufi”.

Gazeta nuk citon se ku është marrë kjo fjalë. Lajmi kryesor shoqëruar me një foto të madhe ka lidhje me vizitën e Enver Hoxhës. Sipas gazetës E.H. ka vizituar fabrikën e motorëve në Beograd. Këtu ka zhvilluar edhe një bisedë me punëtorët e kësaj fabrike

Në këtë vizitë atë e shoqëronte ministri i Industrisë së Jugosllavisë, Boris Kidriç dhe ministri shqiptar në Beograd, Hysni Kapo. Ka harxhuar rreth një orë në këtë fabrikë Hoxha. Në emër të klasës punëtore ka folur punëtori Petroviç i cili ka shfaqur kënaqësinë për vizitën e Enver Hoxhës atje. “Përshëndes të gjithë punëtorët e nëpunësit e fabrikës dhe ju uroj sukses në punë. Me kënaqësi do u transmetoj përshëndetjet e nxehta që i drejtuat punëtorëve shqiptarë. Me punëtorë të tillë jam i sigurt për përparimin e vazhdueshëm të popujve të Jugosllavisë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...